Ditën e sotme kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e sotme.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Zelensky ka publikuar foto nga takimi, teksa ka falenderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës.
Ai bën të ditur gjithashtu se bashkë me kryeministrin Rama nënshkruan një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës së NATO.
“U takova me Edi Ramën për të falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, duke përfshirë edhe brenda Këshillit të Sigurimit. I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO”, është shprehur Zelensky.