Pasi ka mbërritur në Beograd, kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Rama ka thënë se rruga e vetme për të ecur përpara është bashkëpunimi dhe paqja. Gjithashtu ai u shpreh se rritja e tensioneve nuk është zgjidhje.
“Rruga e vetme është jo rruga e rritjes së tensioneve, por rruga e dialogut dhe e dakordësisë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman. Nuk dua të përsëris në Beograd çfarë kam thënë në Prishtinë, por dua të shtoj se askush nuk duhet ta nënvlerësojë përshkallëzimin e tensionit”, ka thënë Rama./Opinion.al