Në një mesazh në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama është shprehur se ndihet i privilegjuar që ishte një ndër të ftuarit e nderit në ceremoninë e dhënies së çmimit prestigjioz “Karli i Madh” për Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kreu i qeverisë e cilëson Ursula von der Leyen si një mike të çmuar.
Krahas pamjeve me Von der Leyen, Rama ka postuar edhe disa foto të tjera nga takimet që ka zhvilluar gjatë ceremonisë me personalitete të politikës evropiane, si kancelarin Friedrich Merz, ministrin e Shtetit të Gjermanisë për Evropën, Gunther Krichbaum, si dhe me mbretin e Spanjës, Felipe VI.