Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama takim kuqezi në Milano, emigrantët: Na u duk sikur ishim në Shqipëri

2024/05/26 at 4:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama takim kuqezi në Milano, emigrantët: Na u duk sikur ishim në Shqipëri

Takimi i kryeministrit Edi Rama në Itali u prit me shumë vrull dhe entuziazëm nga emigrantët shqiptarë që jetojnë atje.


Në kuadër të turit të takimeve të tij një diasporë Edi Rama mblodhi emigrantët shqiptarë të Italisë në pallatin e sportit Maria Piantanida nga ku rreth 5 mijë shqiptarë dëgjuan fjalën e tij.

Me atmosferë patriotike nën shoqërinë e këngëtarëve shqiptarë, emigrantët u shprehën shumë të ngazëllyer për takimin me kryeministrin Edi Rama, e që në fakt mundësi që të gjithë shqiptarët të shpërndarë në qytete të ndryshme të Italisë të bashkoheshin në këtë ditë të veçantë.

Për Klan News, emigrantët shqiptarë  shprehen shumë të kënaqur për vlerësimet dhe për temat që vetë Edi Rma përcolli.

“Shumë bukur, jemi kënaqur shumë. Na është bërë shumë qejfi që erdhëm këtu për atdheun tonë edhe pse jemi lindur e rritur këtu në Itali,”shprehët nja vajzë shqiptare lindur dhe rritur në Itali.

“Shumë bukur, shume emocionuese dhe e prisja me padurim. Më pëlqeu fjala e kryeministrit për ne emigrantët, që jemi përpjekur dhe ia kemi arritur qëllimit. Kam 30 vite që jetoj në Itali. Shumë e vështirë në fillim, por ja dola. Kam mbi 26 vite që punoj këtu, në një fabrikë shumë të famshme,” tregon një emigrante shqiptare.

“Shumë të ekzaltuar. Na u duk sikur ishim me vëllezërit, tanë më njerëzit tanë. Sikur ishim në Shqipëri. Unë kam 20 e ca vite në Itali dhe kam punuar këtu. Pasi dola në pension në Shqipëri, punova këtu dhe gëzoj pension kontributi italian. Pensionin shqiptar e kam marrë, jam në rregull me të gjitha, jam i sistemuar me të gjithë njerëzit e mi. E kam trashëguar gjuhën shqipe, edhe mbesat dinë shqip, të dyja dinë shqip, përrallat shqiptare, këngët shqiptare. Jemi një Shqipëri e vogël brenda shtëpisë,” shprehet i emocionuar një tjetër emigrant shqiptar që jeton në Itali

Emigrantët shprehen se ndjehen shumë të lumtur dhe të vlerësuar për angazhimin që po merr shteti shqiptar në mbështetje të emigrantëve që jetojnë në diasporë.

Cilat ishin disa prej mesazheve kryesore, si e ndjetë atë që tha kreu i qeverisë për ecurinë e Shqipërisë, për votën e emigrantëve e cila mund të realizohet, për çështjen e pensioneve pra ishin disa tema të cilat u prekën nga ana e kreut të qeverisë?

“Po janë tema shumë të bukura, ka folur shumë mirë dhe shpresoj të bëhen këto që tha kryeministri jonë,” thotë një qytetare.

“Dashuria për njerëzit, dashuria për kompasit dhe respekti për ato vuajtje që kanë bërë refugjatët kur erdhën këtu nga Shqipëria. Ajo ka ishte një gjë e madhe për të gjithë ne, sepse duhet të respektohen ata që e bënë me sakrificë, me rrethana ashtu siç kanë ndodhur. Ata duhet të respektohen sepse kanë bërë gjënë më të madhe, tani e ndej veten qytetar me të vërtet evropian,” shprehet një tjetër.

Emigrantët shqiptarë të Italisë gjithashtu thonë se pavarësisht se po zhvillojnë jetën në shtetin fqinj dëshirojnë dhe synojnë që në të ardhmen të kthehen në vendlindjen e tyre, Shqipërinë.

“Unë dua ta kthehem në Shqipëri jo të rri në Itali,” shprehet një emigrante shqiptare që jeton në Itali.

“Unë shkoj 3-4 herë në vit në Shqipëri dhe dëshira është për ta kaluar pleqërinë atje, po këtë punë ka edhe djali im,” përfundon  një qytetar.

Takimet e radhës do të jenë me shqiptarët e Londrës dhe Duseldorfit, ky i fundit do të mbyllë dhe turin “Krenar për Shqipërinë”.



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Tentoi të vjedhë 2 makina, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

Tentoi të vjedhë 2 makina, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

Presidenti Macron vizitë tre ditore në Gjermani

Presidenti Macron vizitë tre ditore në Gjermani

Kanceri, shkaku kryesor i vdekjeve tek nën 65-vjeçarët/ Në Shqipëri më shumë fatalitete nga zemra

Kanceri, shkaku kryesor i vdekjeve tek nën 65-vjeçarët/ Në Shqipëri më shumë fatalitete nga zemra
















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com