Kryeministri Edi Rama tha se pavarësisht ngjarjeve që po ndodhin, ai dhe të gjithë socialistët nuk do të tërhiqen me çfarëdo lloj çmimi apo kostoje.
Në mbyllje të dëgjesës me grupin parlamentar të PS-së, Rama tha se më 11 maj kutitë e votimit duhet të jenë flakë.
Sipas tij mandati i katërt do të jetë mandati i standardeve.
“Ky është telegrami im i ngushëllimit, por unë dhe ju ne dhe PS nuk tërhiqemi me çfarëdo lloj çmimi dhe kostot. Fatura është këtu, baltë baltë baltë. Çeta e hajdutëve edhe pse jemi një çetë hajdutësh që kap hajdutë, ndihmon në kapjen e hajdutëve prap çeta e hajdutëve është.
Kokën lartë, shtrëngoni dhëmbët dhe në 11 maj na duhet flakë në çdo kuti votimi. Mavia duhet të bëhet e kuqe, mavia duhet të bëhet flakë, siç i ka qejf Braçja, tërmet nga poshtë dhe flak nga lartë. Mandati i katër do të jetë mandati i standardeve. Vetëm përpara”, përfundoi Rama.