Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: S’jemi gati për t’u anëtarësuar në BE, por për negociatat po

2021/05/11 at 12:05 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama: S’jemi gati për t’u anëtarësuar në BE, por për negociatat po

Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria nuk është gati për të qenë anëtare e BE, por negociatat duhet të hapen dhe duhen nisur bisedimet deri në integrimin e plotë.


Në  një intervistë për “Euronews Europe”, duke iu referuar dokumentit jozyrtar të dalë nga mediat sllovene për ndryshim kufijsh, Rama u shpreh se për Shqipërisë i intereson vetëm Shengeni Ballkanik.

Intervista

Kërkesa e Shqipërisë për të nisur bisedimet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian mund të bëjë një hap përpara me konferencën e parë [ndërqeveritare] që pritet të propozohen së shpejti – sa domethënëse është kjo?

Është shumë e vështirë për t’u thënë, është shumë e vështirë sepse u desh që këtë hap ta ndërmerrnim disa vjet më parë dhe më pas ta përsërisnim e përsërisnim. Nuk ndodhi për shkak të dinamikës së brendshme në Këshillin Evropian dhe… shpresojmë se do të jetë rasti. Pra nuk është e lehtë.

Çfarë jeni përgatitur të bëni nëse bisedimet ngecin sërish?

Ne nuk planifikojmë asgjë tjetër përveçse të vazhdojmë të punojmë për to, sepse për ne Evropa nuk është një objektiv apo destinacion politik, Evropa është një fe dhe askush nuk mund ta tradhtojë këtë fe në Shqipëri, për shkak të faktit të thjeshtë se Evropa është një testament dhe është në të njëjtën kohë ajo që u detyrohemi fëmijëve tanë dhe kjo është arsyeja se pse ne do të punojmë gjithnjë e më shumë për ta bërë Shqipërinë një shtet evropian që funksionon plotësisht

Që nga fillimi, afrimi i Shqipërisë drejt BE-së ka qenë një premtim politik i juaji. Duke pasur parasysh gjithë këto vite që kanë kaluar, sa domethënie ka anëtarësimi në BE për Shqipërinë sot?

Ka gjithmonë aq shumë domethënie sikur kishte ditën e parë. Shqiptarët nuk lodhen kurrë së luftuari për të qenë pjesë të Evropës. Sigurisht, zhgënjimet kanë qenë në vazhdim dhe Evropa nuk ka qenë e zonja në mbajtjen e premtimeve të saj. Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë sepse, siç thashë, për ne Evropa është ajo që ka qenë që nga dita e parë kur kemi dalë nga komunizmi dhe është hera jonë e parë në histori që mund të zgjedhim. Asnjëherë nuk e kemi pasur zgjedhjen, të tjerët vendosën për ne dhe vendi ynë ishte në hapësira të tjera, por jo në hapësirën që dëshironim gjithmonë e që është Bashkimi Evropian.

Me procesin e anëtarësimit në BE që po zgjat më shumë se sa pritej, duket se Ballkani Perëndimor është bërë një fushë beteje edhe për fuqitë e jashtme, cili është mendimi juaj, ku qëndron Shqipëria për të gjitha këto?

Duke mos qenë plotësisht i integruar në Bashkimin Evropian, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë gri që ofron tërheqje dhe shanse për aktorët e tjerë, për aktorët e tretë që nuk kanë të njëjtin qëndrim dashamirës dhe të njëjtat vlera dhe parime që Bashkimi Evropian ofron. Dhe për Shqipërinë, nuk shoh ndonjë rrezik të menjëhershëm sepse shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian, vendet e tjera pak a shumë kanë shumë më shumë për t’u marrë me këto ndikime nga aktorë të tjerë.

Në vitet e fundit, Shqipëria ka kaluar nëpër ndryshime kushtetuese në shkallë të gjerë, kur bëhet fjalë për luftimin e korrupsionit, implementimit të reformave. Situata është përmirësuar, por nuk është e mjaftueshme. Sa përparim mendoni se ka bërë Shqipëria, sidomos kur bëhet fjalë për shtetin e së drejtës?

Ka një ndryshim të madh midis anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe hyrjes në rrugën e plotë të negociatave, sepse siç jemi sot nuk jemi gati të jemi anëtarë, pa dyshim. Por sikurse jemi sot, ne jemi më se gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave dhe është këtu ku qëndrojnë pikat kontradiktore dhe ku Evropa po tregohet dritëshkurtër dhe disi edhe hipokrite, sepse Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave.

A mendoni se është ky progres që ju ndihmoi të zgjidheshit sërish?

Unë mendoj se njerëzit në Shqipëri e kanë ndjesi të qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të përfunduar punën. Nuk është shpërblimi për një punë që tashmë ishte përfunduar.

Le të ndalemi dhe te procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, cili është qëndrimi juaj në lidhje me dokumentin jozyrtar që është qarkulluar në Bruksel, që mbron idenë e ri-përcaktimit të kufijve të Ballkanit Perëndimor? Nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut kemi dëgjuar të thotë se do të ishte thjesht katastrofike…

Qëndrimi im është shumë i thjeshtë. Për sa kohë ne, dhe kur them ‘ne’ e kam fjalën për gjithë aktorët, lojtarët – Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, lojtarët në rajon – nuk do të përmbysim status quo-në me një qasje shumë të hapur dhe të qartë, zhgënjimet do të jenë aty dhe nga ideja më qesharake deri te ideja më e çuditshme do të shfaqen sepse status-quo-ja nuk është një opsion. Ndërsa kemi mosmarrëveshje të thella për të zgjidhur ne duhet të biem dakord të mos pajtohemi për to dhe në të njëjtën kohë të shtyjmë së bashku për të forcuar bashkëpunimin tonë për të krijuar në rajon një zonë Shengen funksional me të gjitha liritë e Evropës.

Etiketa: beedi ramanegociatat


Ju sugjerojmë

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Para
Publikohet fotoja, autori dhe viktima në shoqërinë e njëri-tjetrit

Vrau shokun në Tiranë, Marius Dema: Nuk e dija që arma ishte e mbushur

Përmes mashtrimit siguruan mijëra Euro, arrestohet 36-vjeçari dhe e reja

Përmes mashtrimit siguruan mijëra Euro, arrestohet 36-vjeçari dhe e reja

Elbasan/Krim brenda familjes, ish-polici vret gruan, prangoset nga policia

Emri/ I dënuar me burg për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari
















TE FUNDIT

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
2 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e...

Lexo më shumë

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com