Kryeministri Edi Rama deklaroi se njeriu i vitit 2023 është trajneri i kombëtares së Shqipërisë.
“Sa i përket njeriut të vitit, kjo s’ka asnjë diskutim. Me konsensus mbarëkombëtar. Njeriu i vitit është Silvio Silvinio Mendes Campos. Ajo që ka bërë ekipi ynë kombëtar është gjithçka që merr konsensus të plotë si gjëja më e bukur.
Kështu që nuk besoj se ka diskutim për këtë. Kurse njeriu më i keq i vitit, nuk e njoh!”, tha Rama.