Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Shumica dërrmuese e ka mirëkuptuar mosmbajtjen e zgjedhjeve

2016/04/10 at 1:50 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Shumica dërrmuese e ka mirëkuptuar mosmbajtjen e zgjedhjeve

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka bërë një reagim në Facebook në përfundim të votimit të anëtarëve të partisë për referendumin e thirrur me iniciativë të tij. Rama shprehet se referendumi kaloi pritshmërinë sa i takon pjesëmarrjes.

Më tej, kreu i PS-së thotë se shumica dërrmuese në parti e kanë “mirëkuptuar e mbështetur plotësisht mos mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar partie” pas zgjedhjes së tij Kryeministër.

Nga ana tjetër, edhe pse nuk ka një rezultat përfundimtar, Rama thotë se, referendumi “mbështeti me një “PO” shumë të fuqishme, vendimin e Kongresit të ri për ndryshimin përkatës në statutin e Partisë Socialiste, lidhur me mandatin e kryetarit kur ky i fundit ka edhe detyrën e kryeministrit”.

Faleminderit të gjithëve!

Edi Rama

Mirënjohje e thellë për familjen tonë të madhe politike që sot dha një provë shumë kuptimplotë të vetëdijes dhe angazhimit demokratik. Referendumi kaloi pritshmëritë për pjesëmarrjen falë angazhimit të të gjitha gjeneratave të socialistëve. I falënderoj me dashuri dhe respekt që të gjithë, nga 90-vjeçarët që ishin dëshmia më emocionuese përpara kutive të votimit, deri tek 16-vjeçarët që janë dëshmitarët më të rinj, të të parit referendum partiak në Shqipërinë e këtyre 25 vjetëve.

Referendumi i sotëm ishte një ushtrim demokratik e organizativ plotësisht i suksesshëm. I cili rrit energjitë pozitive të akumuluara në familjen tonë të madhe gjatë procesit nëntë mujor të hapjes, zgjerimit e fuqizimit të partisë. Ky proces do të vazhdojë pa u ndalur prej ditës së hënë, për të realizuar objektivin e 150 mijë anëtarëve në ditën e 25-vjetorit të lindjes së Partisë Socialiste.

As unë e as shumica dërrmuese e shokëve e shoqeve të trupës drejtuese të PS, nuk kemi dyshuar asnjë çast se anëtarët e familjes sonë politike që, bashkë me qindramijëra qytetarë të tjerë, na dhanë besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm, për të drejtuar qeverinë e Shqipërisë pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, e kanë mirëkuptuar e mbështetur plotësisht mosmbajtjen e zgjedhjeve për kryetar partie pas marrjes së detyrës së kryeministrit nga ana ime.

Por referendumi i sotëm, e konfirmoi katërcipërisht bindjen tonë, ashtu sikundër mbështeti me një “PO” shumë të fuqishme, vendimin e Kongresit të ri për ndryshimin përkatës në statutin e Partisë Socialiste, lidhur me mandatin e kryetarit kur ky i fundit ka edhe detyrën e kryeministrit.

Kjo ditë na dha të gjithëve një arsye më shumë për të qenë krenarë për Partinë Socialiste, ndërsa mua vetë edhe një arsye më shumë për t’i shërbyer me mish e me shpirt familjes sonë të madhe politike, në radhë të parë duke e bërë me ndershmëri, përkushtim e dinjitet, detyrën e lartë të Kryeministrit të Shqipërisë.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Foto/ Vajzat psikopate vrasin 39-vjeçaren dhe bëjnë selfie me të

Foto/ Vajzat psikopate vrasin 39-vjeçaren dhe bëjnë selfie me të

Video, Jo Vetëm Modë/ Djali shqiptar që u bë vajzë

Foto/ Toure mbante një “rob” në shtëpi

Foto/ Toure mbante një “rob” në shtëpi

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com