Kryeministri Edi Rama njofton se punimet për urën e Gjorovenit në Berat janë drejt përfundimit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se shumë shpejt ura do të jetë gati për banorët e pesë fshatrave të cilët do kalojnë aty.
“Vijon puna për urën e Gjorovenit në Berat, e cila në përgjigje të kërkesës së komunitetit, do të jetë shumë shpejt gati në shërbim të banorëve të pesë fshatrave,”-shkruan kryeministri./ Opinion.al