Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama shtron iftar për besimtarët myslimanë: Zoti na pjektë me hajër, paqe drejt Bajramit

2024/04/08 at 8:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama shtron iftar për besimtarët myslimanë: Zoti na pjektë me hajër, paqe drejt Bajramit

Kryeministri Edi Rama ka shtruar sonte darkën e Iftarit për besimtarët myslimanë. 1 ditë para mbarimit të muajit të shenjtë të Ramazanit ai uroi agjërim dhe lutje të pranuara për të gjithë. Në fjalën e tij pas darkës së Iftarit, ai tha se “është vyrtyt t’i nënshtrohesh disiplinës”.

“Shumica nuk janë zëra dashakeqës në vetvete ndaj islamit, e ca më pak ndaj të njohurve apo bashkëqytetarëve myslimanë, sikundër nuk është aspak i tillë çdokush që në ndërgjegjie nuk i bashkohet kësaj sofre. Madje edhe vetë dashakeqët me zërin e tyre, nga ata që e besojnë Zotin si prijësin e një armate kundër Zotit të të tjerëve, më shumë se të rrezikshëm, janë dashakeq mendjelehtë. Vëzhgues sipërfaqësorë e të pandjeshëm ndaj botës shpirtërore të cilët nuk janë dot aq të mençur sa të heshtin kur hedhin fjalët e tyre, në komentet e tyre në rrjetet sociale edhe kur nuk kanë asgjë të vlefshme për të thënë. Më kujtojnë shpesh këto kryeneçësira boshe një debat të hershëm që flakëriu shumë kohë më parë si një rrufe në qiell të kaltër. Prej penës së Haki Stërmillit, në fillim të viteve ’40, shkrimtari që Shqipërinë e donte në shinat e përparimit, rekomandoi pa të keq, por krejt gabimisht që njerëzit t’i braktisnin vizitat tradicionale te shoqi shoqi me rastin e Bajramit si diçka e detyruar dhe e mërzitshme.

Një mysliman i mirë dhe mendjehapur si çdo besimtar që Zotin e tij nuk e do mësues në luftë me besimet e të tjerëve e që në fakt ia adhuronte Stërmillit veprën letrare i dha një përgjigjie modeste, por mjaft të hollë. Duke i treguar se sa jo përparimtar dhe i mërzitshëm ishte në të vërtetë rekomandimi i shkrimtarit. Se sa shumë humbte komuniteti nga braktisja e shfaqjeve të pashme të njerëzillëkut, sidomos gjatë të kremteve shpirtërore. Për sa më takon, them se e kam mësuar siç duhet se ç’do të thotë një Ramazan më shumë apo një Iftar më pak. E kam vëth në vesh tashmë dhe mund t’ua përcjell sot, Ramzani do të ikë, miqve të vet do t’u thotë lamtumirë. Por nuk e di prej nesh cili do të jetë ai që do të presë disa minuta rreth sofrës së Iftarit dhe do t’i thotë “Për të mirë u pjekshim”. Ramazan ashikët e tu të pritën me buzë të qeshur e me gëzim e po të përcjellin të helmuar se nuk e dijnë vallë i fal Zoti apo jo”, tha Rama.

“Ramazani vjen për besimtarërt e devotshëm duke sjellë iftarët e tij edhe për gjithë të tjerët si një mes i artë mes një viti në kalendarin e besimit islam”, theksoi kryeministri.

Ai e mbylli fjalën e tij me fjalët e Hafiz Ali Korçës: Ramazan, ti je një mysafir i dërguar nga Zoti. Kush të nderoi për vete, kush të ç’nderoi po për vete. Zoti na pjektë me hajër pra, të gjithëve për hajër, agjërim të pranuar dhe rrugëtim të paqtë drejt Bajramit të bekuar. Mbarësi besimtarëve myslimanë dhe të tjerëve që iu bashkuan kësaj sofre jo duke u falur në agjërim, por duke iu falur nderës, muajit të lartësimit për bukën që po ndajmë sonte në mesin e artë të Ramazanit.

Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Makinat elektrike, në qendër të luftës së re tregtare SHBA – Kinë

Makinat elektrike, në qendër të luftës së re tregtare SHBA - Kinë

Shefi i Rendit të Korçës i bllokon derën, në fund e padit edhe për shpifje: Më prish punë me gradat

Shefi i Rendit të Korçës i bllokon derën, në fund e padit edhe për shpifje: Më prish punë me gradat

Di Fratelli, brandi shqiptar që synon të konkurojë brandet më të mira të këpucëve europiane

Di Fratelli, brandi shqiptar që synon të konkurojë brandet më të mira të këpucëve europiane

TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com