Për kryeministrin Edi Rama Shqipëria është një vend më i sigurt, pasi sipas tij, është ulur numri i vrasjeve dhe i vjedhjeve.
Nga Asambleja e PS në Durrës kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në të gjithë Evropën.
“Mbaj mend në fushatën e 2013 në çdo vend njerëzit thoshin vetëm na hiqni krimin kriminelët se na mbytën të të gjitha noveleve. Që nga ata me kthetra të gjata deri te hajdutët e pulave. Nuk e them unë këtë, Shqipëria është me vendin me numrin më të ulët të vjedhjes së shtëpive në të gjithë Europën. Këtë vit kemi një ulje të numrit të vrasjeve. Këtë vit krahasuar me vitin e kaluar janë më shumë se gjysma. Gjëja që dëgjon nga turistët kur vijnë në Shqipëria është siguria që do bëhet një mall më i shtrenjtë në Europë që sot të vjen të habitesh, por është shumë e thjeshtë dhe ndodh shpesh. Dil njëherë natën diku tjetër… Ky është moment i rëndësishëm por sigurisht që ka edhe më mirë”,-tha Rama.