Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Shqipëria ka një demokraci jo të zhvilluar

2016/04/07 at 10:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Rama flet me “kunja”: Cilit President i thotë ngroh vetëm karrigen?

Kryeministri Edi Rama, e ka shprehur qëndrimin e tij kundër kandidatit të nominuar për President të SHBA-ve, Donald Trump.


Por sërish Rama është lutur që  Trump, të mos zgjedhet në këtë post. “Mos e dhashtë Zoti që Amerika ta zgjedh Trump për president”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se nëse ndodh kjo, atëherë do të përkeqësoheshin marrëdhëniet diplomatike në mes të shqiptarëve dhe amerikanëve. Këto deklarata Rama i dha në një intervistë ekskluzive në Zonën e Debatit në Klan Kosova.

Ai duke folur për zgjedhjen e Hashim Thaçit president i Kosovës ka thënë se Thaçi është pjesë e një kategorie të presidentëve që luajnë rol të rëndësishëm.

“Hashimi hyn tek një kategori e veçantë e presidentëve që mund të luajë një rol të rëndësishëm, nuk është ai i atillë që është aty vetëm për të ngrohur karrigen”.

Ai ka thënë se ndersa në Bashkimin Europian mund të dënojnë njëri-tjetrin, kjo nuk mund të ndodhë mes shqiptarëve.

“Ka pasur raste që aty janë dërguar persona të mos unifikimit kombëtar. Mbase ndodh që në BE të dënojnë njërin apo tjetrin, kurse ne nuk kemi luksin të dënojmë njëri-tjetrin”.

Rama ka thënë se ka një eksperiencë me të qenit në opozitë. “Kur e kam marrë detyrën e kryeministrit i kam thënë vetes që nuk duhet t’i hipi askujt në qafë, ashtu siç ata kanë bërë me ty dikur”.

Ai ka folur edhe për mospajtimet e opozitës dhe pozitës në Kosovë duke u shprehur se të dyja palët duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

“Mendoj që ka një potencial të rëndësishëm sot çka e ndava edhe me miqte e të dyja palëve, për të gjetur një rrugë të përbashkët dhe përpjekja për ta lexuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që palët ta gjejnë në një pikë, duke mos thënë që marrëveshja ka vdekur, apo marrëveshja është në rregull”.

Rama ka thënë se Kosova ka ende një demokraci në konsolidim ndërsa edhe Shqipëria ka ende një demokraci jo shumë të zhvilluar.

“Kosova është një vend i ri, është një demokraci foshnjore, ashtu siç është edhe Shqipëria një demokraci fëmijërore. Mungesa e institucioneve në dekada luan rolin e vet, por e rëndësishme është që të mos ndërpritet komunikimi”.

Rama ka folur edhe për bashkëpunimin e Kosovës dhe Shqipërisë duke u shprehur se është folur edhe për mbledhje të të dy Qeverive.

“Në sistemin që kemi vendosur bashkarisht ta ndërtojmë – sistemin demokratik, për të qenë më konkret me kryeministrin kemi folur për mbledhjen e ardhshme të dy qeverive. Ne do të shkojmë në Paris së bashku me kryeministra të tjerë”.

Sipas tij, bashkëpunimi mes të dyja vendeve do të ndikojë edhe në rritjen ekonomike. “Ne kemi trashëguar barriera tarifore, por duhet të bëjmë një mjedis krejtësisht të lirë, për ndërveprimin e njerëzve që do të ndikonte në rritjen ekonomike. Kjo do të ndikonte në zhvillimet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ai ka treguar gjithashtu se me kreun e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli është folur edhe për PDK-në dhe sfidat e partisë që është më e madhja në Kosovë.

“Me Kryeparlamentarin kemi folur për sfidën e partisë më të madhe në Kosovë, pas largimit të një lideri historik siç është Hashim Thaçi”.

“Për ta pasur të pamundur komunikim me PD në Shqipëri, ne së pari mund ta bëjmë këtë më një parti demokratike në Kosovë”.

Ai ka folur edhe për gazin lotsjellës që është hedhur në Kuvendin e Kosovës nga ana e opozitës duke u shprehur se nuk ka simpati për këtë.

“Nuk kam ndonjë simpati për këtë veprimtari ushtarake në Kuvendin e Kosovës. Ata kanë justifikime, argumente, i kam dëgjuar me shumë kujdes dhe i respektoj”.

Ai ka thënë se imazhi i Kosovës është lëkundur pas këtyre situatave në Kuvendin e Kosovës.

“Një gjë është e sigurt kjo periudhë e ka rënduar shumë imazhin e Kosovës në sytë e botës”.

“Do të ishte fatkeqësi idea që Kosova mund të bëjë pa botën, pa ata që janë bashkëthemeluesit e shtetit – faktori ndërkombëtar”.

“I rëndësishëm është imazhi, por më e rëndëishmja është që të diskutohet mbi fatet e Kosovës, “Zajednica” e shumëpërfolur”.

Sipas tij, problemet politike zgjedhen vetëm më mënyra politike. “Me mjete të tjera nuk mund të gjenden zgjidhje të shërueshme. Mund të kemi zgjidhje të vogla por që hapin plagë të mëdha”./BW

 



Ju sugjerojmë

Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion
Bota

Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion

16 Qershor, 2025 9:39 am
U kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 59-vjeçari
Aktualitet

U kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 59-vjeçari

16 Qershor, 2025 9:32 am
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet te Trauma

16 Qershor, 2025 9:24 am
Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë Ohrit
Rajoni

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë Ohrit

16 Qershor, 2025 9:18 am
BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?
Bota

BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?

16 Qershor, 2025 9:05 am
Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE
Kryesore

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

16 Qershor, 2025 8:56 am
Konflikti Iran-Izrael: Merz mban qëndrim të qartë
Bota

Konflikti Iran-Izrael: Merz mban qëndrim të qartë

16 Qershor, 2025 8:52 am
Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës
Bota

Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës

16 Qershor, 2025 8:41 am
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Axhenda e sotme e Ministerialit të Evropës Juglindore, ja rrugët që do të bllokohen

16 Qershor, 2025 8:37 am
Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet
Aktualitet

Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet

16 Qershor, 2025 8:31 am
Para
Video/ Rama: Mos e dhashtë Zoti që Amerika të zgjedhë Trump për president

Video/ Rama: Mos e dhashtë Zoti që Amerika të zgjedhë Trump për president

Braçe: Padi Berishës dhe medias

Braçe: Padi Berishës dhe medias

Krenari amerikane: Ja si i refuzohet leja e ndërtimit Abramovich-it!

Krenari amerikane: Ja si i refuzohet leja e ndërtimit Abramovich-it!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion

Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion
16 Qershor, 2025

Sulmi ajror izraelit ndaj Iranit dhe sulmet iraniane shënojnë përshkallëzim të ri në konfliktin e Lindjes së Mesme. Gjermania tani...

Lexo më shumë

U kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 59-vjeçari

U kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 59-vjeçari
16 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar një 59-vjeçar, pasi është kapur duke u kujdesur për bimët narkotike, që kishte kultivuar në afërsi të...

Lexo më shumë

Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet te Trauma

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
16 Qershor, 2025

Një 35-vjeçar në Vlorë dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas...

Lexo më shumë

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë Ohrit

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë Ohrit
16 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut është goditur sot, më 16 qershor, nga një tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter. Njoftimi u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com