Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke shpërndarë pamje në rrjetet sociale nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, i cili është rindërtuar së fundmi.
Kreu i qeverisë bën me dije se aty po mbyllen detajet e fundit. Po ashtu Rama shton se ky projekt është unikal për Vlorën.
“Dhe me disa pamje spektakolare të Sheshit të Rilindur të Flamurit, ku po mbyllen detajet e fundit të një tjetër projekti unikal për Vlorën, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale
Në pamjet e shpërndara nga kryeministri Rama, duket se sheshi në monumentin e pavarësisë ka marrë trajtat e flamurit kombëtar.