Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga tuneli i hapur disa ditë më parë i Llogarasë.
“Dhe me këto pamje ekskluzive përgjatë krejt Tunelit të sapohapur të Llogarasë në të gjithë gjatësinë e vet, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë që tuneli i Llogarasë u hap në krejt gjatësinë e tij më 31 Janar të këtij viti.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë parashikon që tuneli të jetë i aksesuesheëm për të gjithë qytetarët më 1 qershor të 2024-s.