Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama shkon më 12 maj në Greqi, Berisha: Është Provokim dhe ndërhyrje flagrante në fushatën elektorale

2024/05/10 at 8:32 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama shkon më 12 maj në Greqi, Berisha: Është Provokim dhe ndërhyrje flagrante në fushatën elektorale

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson një provokim ndaj Greqisë takimin e kreut të qeverisë me shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj më 12 maj.

Berisha thotë se Rama do të shkojë në Greqi pavarësisht se zyrtarët grek kanë deklaruar se ai është i paftuar në vendin e tyre.

Po ashtu, ish-kryeministri thotë se shkuarja e Ramës të dielën në shtetin fqinjë është ndërhyrje në fushatën elektorale të Greqisë,

 “Të dashur miq, njeriu që me politikat që ndoqi, me vjedhjet e tmerrshme që u bëri shqiptarëve, me vrasjen e shpresës së tyre duke shndërruar krimin në votë dhe votën në krim, de facto përzuri nga Shqipëria në 10 vite mbi 1.1 milion shqiptarë, mbi 33 përqind të shqiptarëve, përgatit në një akt cinizmi ekstrem, në një akt provokimi të turpshëm, takimin me patronazhistët dhe aktivistët e tij që kanë nisur që dje vërshimin drejt Greqisë për të stimuluar një takim me diasporën shqiptare. Në moton ‘Shqipëria e viteve 2030’. Miqtë e mi, takimin me diasporën të një politikani shqiptar nuk është e nevojshme ta komentosh. Është gjëja më normale. Por kur takimi organizohet si një provokacion, duhet vetëm ta dënosh. Së pari ne jemi shqiptarë. Fqinjë mijëravjeçarë me grekët në këtë rajon. Por ne kemi një shprehje të hershme sa vetë mikpritja jonë: kush gjen pa ftuar, e gjen pa shtruar. Në mënyrë të përsëritur, autoritetet zyrtare greke kanë deklaruar se Edi Rama vjen i paftuar. Natyrisht Greqia është djepi i demokracisë dhe nuk imagjinon të ndalojë tubimet apo takimet. Por, tradita shqiptare e kërkon të mbash mend këtë parim të mikpritjes sonë. Nuk shkohet pa ftuar, aq më tepër kur je njoftuar se je i paftuar. Së dyti, thashë dhe njëherë nuk do merresha me takimin me diasporën, mallin e pashuar të shqiptarëve për të, por nuk kam si të mos merrem kur ky takim bëhet në një moment elektoral dhe përbën një ndërhyrje flagrante në fushatë elektorale të një vendi i cili pavarësisht se kush ka qenë në pushtet, ka rritur në mënyrën më progresive standardet e trajtimit të emigracionit shqiptar në atë vend. Vetëm një njeri pa mend, vetëm një njeri që nuk gjen interes tjetër përveç interesit të tij personal, niset në një vizitë të tillë. Atyre shqiptarëve, do të më falin, por të paktën nga mendja, që e marrin këtë si një karshillëk që po i bën Greqisë Edi Rama me takimin, u them se u ka mbetur koha tek Enver Hoxha. Se gjatë këtyre 30 viteve, në shtetin fqinj kanë gjetur strehë, kanë gjetur punë, kanë ndërtuar familje, ndoshta rreth 1 milion shqiptarë. Miqtë e mi, ka edhe arsye të tjera. I fundit njeri që mund të imagjinonte të takonte diasporën është armiku i diasporës dhe kombit shqiptar, Edi Rama”,-tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara
Aktualitet

Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara

8 Korrik, 2025 3:25 pm
“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës
Aktualitet

Prishja e kabinave në Theth/Rama: Plagë! Ministria e Drejtësisë po bën gati…

8 Korrik, 2025 3:14 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Begaj pret Ambasadoren e re të Australisë, ftesë Kryeministrit australian për të …

8 Korrik, 2025 3:05 pm
“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës
Aktualitet

“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës

8 Korrik, 2025 2:52 pm
Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
Bota

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit

8 Korrik, 2025 2:38 pm
Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë
Aktualitet

Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë

8 Korrik, 2025 2:21 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

8 Korrik, 2025 2:08 pm
Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja
Aktualitet

Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja

8 Korrik, 2025 1:57 pm
Ministri Hoxha dhe Vengu zbresin në landfillin e Elbasanit: Situata e normalizuar
Aktualitet

Ministri Hoxha dhe Vengu zbresin në landfillin e Elbasanit: Situata e normalizuar

8 Korrik, 2025 1:49 pm
(VIDEO)Dogji me lëndë djegëse makinën e fqinjit/ Pranga 60 vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

(VIDEO)Dogji me lëndë djegëse makinën e fqinjit/ Pranga 60 vjeçarit në Tiranë

8 Korrik, 2025 1:42 pm
Para
‘Kurti dëshiron të rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin’, Xhaferi-Vuçiçit: Propagandë kundër arritjeve të shqiptarëve

Bisedimet për qeverinë e re në RMV, Xhaferi: BDI nuk përjashton asnjë mundësi, por…

“Sistemi i drejtësisë ka nevojë për mbështetje”, kreu i ILD, bashkëbisedim me juristë dhe profesionistë shqiptarë në Nju Jork

"Sistemi i drejtësisë ka nevojë për mbështetje”, kreu i ILD, bashkëbisedim me juristë dhe profesionistë shqiptarë në Nju Jork

Po digjte mbeturinat, por zjarri i del jashtë kontrollit, përfshihet nga flakët banesa

Po digjte mbeturinat, por zjarri i del jashtë kontrollit, përfshihet nga flakët banesa

TE FUNDIT

Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara

Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara
8 Korrik, 2025

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 276 hektarë tokë të përfituar me dokumente të falsifikuara të një personi në fshatin Hasturkas,...

Lexo më shumë

Prishja e kabinave në Theth/Rama: Plagë! Ministria e Drejtësisë po bën gati…

“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës
8 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish sot për rastin e Thethit, ku theksoi se po vazhdon puna e pastrimit të...

Lexo më shumë

Begaj pret Ambasadoren e re të Australisë, ftesë Kryeministrit australian për të …

Auto-Skicë
8 Korrik, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Ambasadoren e re të Australisë, jorezidente në Shqipëri, Julianne Cowley, të...

Lexo më shumë

“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës

“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës
8 Korrik, 2025

Pas shkarkimit të drejtorëve në Bashkinë Vlorë, kryeministri Rama ka paralajmëruar se do bëjë të njëjtën gjë në Bashkinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com