Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçin. Këtë lajm ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
Gjithashtu kryeministri ka treguar edhe pasuesin në këtë post. Rama ia ka besuar detyrën e ministrit të Brendshëm Taulant Ballës.
Ky vendim i kryeministrit të vendit vjen pas ngjarjes në Larushk, ku një 29-vjeçar u vra dhe dy fëmijë mbetën të plagosur. Gjithashtu e rëndë ishte edhe ngjarja në Borizan, ku dy kushërinjtë Jashar dhe Bilbil Maja u rrahën brutalisht nga fisi Rraja. Duhet thënë se për ngjarjen e fundit reagimi i policisë ishte shumë i vonuar.
“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”, shkruan Rama në “Twitter”./Opinion.al