Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur këtë të enjte, duke publikuar në rrjetet sociale një videomontazh, ku shfaqen të gjithë liderët e NATO-s.
Secili nga liderët shfaqet me veshje duke iu përshtatur vitit të anëtarësimit në aleancën euro-atlantike.
Video nis me kreun e NATO-s, Stoltenberg, Macron, Biden e mes personazheve, me armë në dorë shfaqet dhe kryeministri Edi Rama.
Në pamjet që ngjajnë me skenën e një filmi, figura përmbyllëse është presidenti i Ukrainës, Zelensky.
“MIRËMËNGJES, dhe me këtë video plot humor nga Samiti i NATO-s ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.
Kujtojmë se samiti dyditor i NATO-s në kryeqytetin lituanez përfundoi të mërkurën me një premtim për mbështetje të fortë për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.