TIRANE- Paralel me protestën e opozitës u zhvillua një aktivitet me të rinj, ku mori pjesë edhe Rama. Kryeministri u shfaq live në disa ekrane teksa mijëra shqiptarë nga ana tjetër kërkojnë largimin e tij. Aktiviteti kishte të bënte me lidhjen e kontratave të përkohëshme të punës për 200 studentë, të cilët do të punojnë për disa muaj pranë institucioneve të administratës publike. Aktiviteti ku mori pjesë u zhvillua në qendër tek Kisha ortodokse ndërsa para Kryeministrisë janë mbledhur mijëra shqiptarë të thirrur nga PD-ja në protestën e 8 Dhjetorit.