Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama sherr me njerëzit për Vangjush Dakon: Mos dëgjoni SHQUP-in, nuk e liroi ai nga burgu Berishën

2016/12/16 at 6:24 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Qytetarët e kritikojnë, Rama: Mos u mërzisni, në 2018 prap këtu më keni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ndalur edhe njëherë ditën e sotme në profilin personal në facebook në lidhje me çështjen e lirimit nga burgu të Lulzim Berishës, i akuzuar për vrasje dhe trafik droge.


Rama u ka kthyer përgjigje debatuesve të ndryshëm në profilin e tij, në lidhje me letrën e punësimit të Lulzim Berishës, të lëshuar nga kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Kryeministri, ndër të tjera, ka replikuar me të gjithë ata komentues në facebook, të cilët i kërkuan sqarime pse Bashkia e Durrësit doli garant për punësimin e tij.

Rama theksoi me të madhe, se Lulzim Berishën, nuk e liroi nga burgu Vangjush Dako, por gjykata.

Ai bëri me dije se pretendimet se kryebashkiaku i Durrësit ka gisht në lirimin e ish-kreut të Bandës së Durrësit janë shpifje që i sajon Partia Demokratike.

Me sa duket, reagimi i kryeministri Rama, ka ardhur menjëherë pas një komenti të lënë në profilin e tij, ku i bëhej me dije: dëshira për ta bërë këtë vend duhet të jetë reale dhe jo duke bërë shoë, ku e ke Lulzim Berishën, një vrasës që e nxjerrin nga burgu me ceremoni dhe e presin si hero dhe tjetrin në Sarandë që i çoni policin si kofini pas të vjelit. Kështu nuk të fut njeri as në Afganistan dhe më në Europë, duhet të presim dhe shumë?.

Rama bashkangjit, fjalën e tij, duke theksuar: Lulzim Berishën e nxorrën nga burgu gjykatësit dhe Lulzim Bashës që të tregon ty përralla me gogolin e qeverisë, thuaji si ka mundësi që e mban bllokuar vettingun për ata gjykatës dhe nuk e hap hiç gojën kundër tyre, po shif për kryetarin e Bashkisë së Durrësit sikur e ka fajin ai që doli Lulzimi tjetër nga burgu?! Kështu që nëse e do aq shumë SHQUP-in sa të të marrin për budalla është e drejta jote, po nëse s’do që të të marrin për budalla atëherë kuptoje që fajin e kanë gjykatësit jo gogoli.”

Menjëherë pasi u mor vendimi për lirimin e ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berishës, erdhi edhe reagimi i ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili theksoi se lirimi i tij nga gjykatat e korruptuara ishte i papranueshëm.

“Birn” dhe “Zëri i Amerikës” publikuan pak ditë më parë të plotë vendimin e lirimit të Lulëzim Berishës, i njohur si kreu i Bandës së Durrësit.

Ndërkohë që për lirimin e të fortit të Durrësit, ishin akuzuar vetëm gjykatat me sa duket, gisht në këtë lirim ka patur edhe Bashkia e Durrësit.

Vetë kryebashkiaku Vangjush Dako, i drejtohej gjykatës për lirimin e Lul Berishës. Ai shkruan në një dokument të bashkangjitur vendimit, se Lul Berisha e ka familjen në një gjendje të vështirë ekonomike.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin kryesisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me praktikat gjyqësore, gjithashtu edhe për praktikat administrative të ndjekura nga ana drejtuesve të Bashkisë së Durrësit, në bazë të të cilave është vendosur me lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha.

rama-1-7-365x350

Replikat e Ramës me komentuesit

KOMENTUESI: Dëshira për ta bërë këtë vend duhet të jetë reale dhe jo duke bërë shoë, ku e ke Lulzim Berishën, një vrasës që e nxjerrin nga burgu me ceremoni dhe e presin si hero dhe tjetrin në sarandë që i çoni policin si kofini pas të vjelit. Kështu nuk të fut njëri as në Afganistan dhe jo me në Europë, duhet të presim dhe shumë.

EDI RAMA: Lulëzim Berishën e nxorrën nga burgu gjykatësit dhe Lulëzim Bashës që të tregon ty përralla me gogolin e qeverisë, thuaji si ka mundësi që e mban bllokuar vettingun për ata gjykatës dhe nuk e hap hiç gojën kundër tyre, po shpif për kryetarin e bashkisë së Durrësit sikur e ka fajin ai që doli Lulzimi tjetër nga burgu?! Kështu që nëse e do aq shumë SHQUP-in sa të të marrin për budalla është e drejta jote, po nëse s’do që të të marrin për budalla atëhere kuptoje që fajin e kanë gjykatësit jo gogoli

KOMENTUESI: Më vjen keq që me drejtohesh si të jem një kamikaz i PD-së, po të shkruaj si një njëri i cili para tre vitesh të mbeshteti ty dhe si kryeministër dua që ky vend i mrekullueshëm që kemi në thonjëza (i mallkuar) nga politikanët tanë një ditë të jetë i njëjtë me vëndet europiane. Kurse për PD-në juve i keni në parlament e ku ta di unë, atyre tregojani dhëmbët jo mua. Gjithë të mirat.

EDI RAMA: Nuk të thashë je kamikaze, të thashë mos i dëgjo se të bëjnë për budalla dhe u nisa nga çfare shkruajte që është fiks ajo që thonë ata! Ndërsa sa për vendin nuk është aspak i mallkuar dhe edhe falë mbështetjes tënde ne po e ndryshojmë dita-ditës, hap pas hapi, sepse nuk bëhen dot në tre vjet çfare s’u bënë në 25 apo jo?! Ka ende shumë për të bërë, por besim, kurajo dhe punë punë punë, jo llafe në hava! Respekt



Ju sugjerojmë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Para
Opera për tre grosh – Një shfaqje e bukur

Opera për tre grosh – Një shfaqje e bukur

HISTORIA/ Gruaja po më ‘çmend’, dëshiron seks çdo natë

HISTORIA/ Gruaja po më ‘çmend’, dëshiron seks çdo natë

Italianët vënë në lojë kryeministrin Rama/ Si një artist profesionist, ka zgjedhur të veshë një anti-plumb!

Italianët vënë në lojë kryeministrin Rama/ Si një artist profesionist, ka zgjedhur të veshë një anti-plumb!
















TE FUNDIT

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com