TIRANE- Kryeministri Rama po zhvillon sot një vizitë në Paris, me ftesë të Kryeministrit francez Manuel Valls. Ai do të takohet në orën 09.30 me homologun e tij në selinë e qeverisë franceze. Temat që pritet të diskutohen janë lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për të nxitur integrimin europian të vendit tone. Mungesa e Edi Ramës në seancat parlamentare nuk ka kaluar pa verejtje. Kreu i grupit demokrat tha se “Kryeministri ynë është vetëm një piktor shëtitës”. Rama u nis për Paris kur sapo ishte kthyer nga një vizitë disaditore në Kinë.