Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një darkë mbrëmjen e sotme, Ministra dhe deputetë të tij, ku natyrisht, në qendër pritet të jetë biseda për Reformën në Drejtësi.
Socialistët janë mbledhur te vila qeveritare në Tiranë, menjëherë pas fjalimit të Ramës për Reformën ku deklaronte se do t’i ketë të gjitha votat për kalimin e reformës në 21 Korrik.
Edhe një natë më parë, Rama mblodhi disa ministra dhe deputetë të zgjedhur në Durrës.