Rama nis të çmontojë drejtorët teknik të PD-së dhe e ka nisur me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë. Ai liruar nga detyra Administratorin teknik Haki Mustafa duke rikthyer në detyrë Ardian Çelën.
Haki Mustafa u emërua në postin e Administratorit të Përgjithshëm të OSHEE-së, pas propozimit nga Partia Demokratike pas marrëveshjes Rama- Basha. Mustafa mori detyrën e Administratorit në 2 qershor 2017 dhe e dorëzoi sot më 28 Qershor.
Për ironi të fatit, sot që drejtori historik ulet në karrigen e OSHEE gjysma e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike.
/Opinion.al