Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama revansh ndaj mediave, 11 here rresht shkruan “lajm i rremë”, por ama e gjen budallain që hodhi gurin në ujë!

2018/06/22 at 3:29 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 6 min
A A
Rama revansh ndaj mediave, 11 here rresht shkruan “lajm i rremë”, por ama e gjen budallain që hodhi gurin në ujë!

Kryeministri Edi Rama në një shënim të gjatë në facebook shkruan se “lajmi se Shqipëri do të ngrihen kampe për refugjatët sirianë është lajm i rremë”. Madje nuk nguron që në këto radhë të përmendë plot 11 herë togfjalëshin “lajm i rremë”. Në fakt ky lajm ka dalë nga mediat e huaja dhe kryesisht ato gjermane që kanë pyetur disa herë edhe zyrtarë të lartë të BE: Nëse do të jetë Shqipëria vendi jashtë BE ku do stacionohen refugjatët e lindjes? Gjithsesi Kryeministri ynë e ka problemin me mediat në vend për të cilat thotë se janë djepi i “fake news”.


Po kaq ai u përpoq të sqaronte edhe shprehjen se “një budalla hedh gurin në ujë dhe 100 të mençur përpiqen ta nxjerrin”.

Rama: Po pse 600 mijë dhe jo 500 mijë apo fundja pse jo 1 milionë? Sepse në një intervistë për një kanal gjerman, zv.ministri ynë i brendshëm, tha thjesht “Shqipëria ka strehuar 600 mijë refugjatë lufte nga Kosova” dhe hopa(!), ja ku doli shifra e pazarit të madh në këmbim të negociatave! E gjeti gurin budallai dhe e hodhi në lumë, duke turrur zhyt 100 të mençur për ta nxjerrë dhe tërhequr vëmendjen e tërë dynjasë, mbi një budallallëk me brirët si të kaprollit”.

Pra, edhe pse ka qenë zyrtari i tij që ka hedhur gurin në ujë duke marrë si krahasim eksodin kosovar me situatën aktuale të refugjatëve sirianë, sërish Rama e gjen problemin tek opozita në vend që e përktheu keq zv/ministrin e Brendshem, Julian Hodaj.

Rama: “Mirë këta njerëz pa fe e as atdhe, që janë gati t’i hedhin në fytyrë të tilla bomba tymuese e helmuese qytetarëve të këtij vendi, po si ka mundësi që ka akoma njerëz në këtë vend që u besojnë këtyre të dëshpëruarve, të cilët po bëjnë çmos ta shqyejnë Shqipërinë në sytë e të huajve, ndërkohë që e shqyejnë përditë në sytë e shqiptarëve çdo normë, çdo vlerë, çdo parim e çdo shenjë dalluese mes njeriut dhe çakallit?! Lum Esad Pashë Toptani që pas 100 vjetësh vetmie të hidhur në varr, nuk është më pa pasardhës!”

Më poshtë statusi i plotë i Ramës në facebook:

Shqipëria ka parë e dëgjuar shumë në këto thuajse 30 vjet zhvillime demokratike, ku liria e Fjales dhe e Shtypit, është kthyer shpesh në liri e Shpifjes ndaj Tjetrit dhe e Shtypjes të së Vërtetës. Në njëfarë mënyre, Shqipëria ka qenë djepi i “Fake News”. Ndaj shpërthimi i epidemisë së Lajmit të Rremë anembanë botës demokratike, e ka gjetur vendin tonë në krye të klasifikimit për prodhimtarinë e lajmeve të rreme! Nuk e di a e ka dikush tjetër shprehjen e vjetër popullore, shpif shpif se diçka mbetet, po mjafton të ndjekësh me shumë pak vëmendje, kuvendimin politik e mediatik në mexhelisin tonë, për ta parë këtë shprehje në veprim të përditshëm.

Qyshse Komisioni Europian rekomandoi pa kushte çeljen e negociatave me Shqipërinë, tërbimi epidemik i Lajmit të Rremë ka njohur një përshkallëzim intensiv dhe të trekahshëm. Lajme të Rreme për konsum të brendshëm, për eksport dhe për import. Gënje këtu, ik gënje jashtë shtetit, kthehu gënje me gënjeshtra të bëra andej e të sjella këtej. PD-ja e ka kthyer tanimë Lajmin e Rremë në vizion, mision, program dhe qëllim të ekzistencës së vet, madje duke mos u mjaftuar më me prodhimin e riprodhimin e Lajmit të Rremë thjesht me gojë, po duke u hedhur në veprim për ta krijuar Lajmin e Rremë me inskenime perverse. Babalja ishte një prodhim kuptimplotë i kësaj industrie të re të mashtrimit publik.

Terreni ynë mediatik ku fara e keqe e Lajmit të Rremë mbin e rritet pa asnjë problem dhe ku thuajse askush, s’gjen as kohë për ta analizuar dhe s’ka as gajle për ta mbjellë e ushqyer në parcelën e tij mediatike këtë farë të keqe, bën që pjelloria e kësaj mortjeje antidemokratike të jetë e lartë ndoshta si askund tjetër. Eshtë e qartë se pafuqia e PD-së për të sfiduar shumicën me ide, alternativa, skuadër e lidership për Shqipërinë, gjeneron përditë e më shumë dëshpërim dhe përpjekje të dëshpëruara për të helmuar e çoroditur opinionin publik. Dhe kjo rritje e pafuqisë dhe dëshpërimit, përkon me një periudhë kur vendit i duhej më shumë se asnjëherë unitet politik në raport me Europën. Në vend se në gjuhë të huaj ta mbronim me një zë Shqipërinë, jemi ndarë në një palë që mbron interesin strategjik të Shqipërisë për çeljen e negociatave dhe një palë tjetër, e cila i punon qindin Shqipërisë duke i’a vjellë në vesh tërë të zezat e mendjes, çdo deputeti europian që nuk i do negociatat me Shqipërinë.

Edhe pse kush i bie ndesh Shqipërisë në parlamente të vendeve europiane, nuk sheh përtej hundës së vet e nuk ka asnjë lidhje me të vërtetat e vendit tonë, po thjesht bën politikë të brendshme duke përdorur Shqipërinë, deri në sekondën e fundit ne do të luftojmë me të gjitha fuqitë që, në një formë a një tjetër, drita e 28 qershorit të jetë jeshile. Por asgjë nuk e shlyen dot nga ky proces turpin e esadistëve të rinj të Shqipërisë. Të cilët kanë hapur thesin e farës së keqe e po përpiqen të mbjellin e rrisin së fundi Lajmin e Rremë të 600 mijë sirianëve të ISIS-it që do mësyjnë në Shqipëri, në këmbim të çeljes së negociatave. Falë gatishmërisë së pasqyrave mediatike për ta reflektuar këtë broçkull kozmike, si një grimcë drite të thithur nga Dielli i të Vërtetës që u hidhet në sy njerëzve për t’i verbuar, ky Lajm i Rremë kaq monumental diskutohet, analizohet, komentohet e debatohet, si të ishte zbulimi i një konspiracioni, pazari, tradhëtie e me radhë.

E vërteta është se as teorikisht e jo me praktikisht, nuk ekzistojnë në asnjë pikë të planetit, jo 600 mijë ushtarë të ISIS-it që presin avionët për t’u nisur për në Shqipëri, po as 600 mijë refugjatë të zakonshëm që mund të mblidhen e të spostohen si të ishin robër lufte, drejt një vendi të vetëm, lëre pastaj drejt një vendi të vogël sa Shqipëria! Po pse 600 mijë dhe jo 500 mijë apo fundja pse jo 1 milionë? Sepse në një intervistë për një kanal gjerman, zv.ministri ynë i brendshëm, tha thjesht “Shqipëria ka strehuar 600 mijë refugjatë lufte nga Kosova” dhe hopa(!), ja ku doli shifra e pazarit të madh në këmbim të negociatave! E gjeti gurin budallai dhe e hodhi në lumë, duke turrur zhyt 100 të mençur për ta nxjerrë dhe tërhequr vëmendjen e tërë dynjasë, mbi një budallallëk me brirët si të kaprollit.

Që kjo histori është po aq e vërtetë sa ç’është e vërtetë që Babalja është një hero popullor i luftës kundër kriminalitetit, kjo nuk ka diskutim! Që as nuk e ka çuar askush nëpër mend të mbledhë 600 mijë refugjatë për t’i sjellë në Shqipëri, kjo nuk do as mend as kalem, po nga ana tjetër, është njëqind përqind e sigurtë se asnjëherë dhe askund, asnjeri nuk i ka kërkuar Shqipërisë, as zyrtarisht as me shaka, që të bëhet megapikë grumbullimi e refugjatëve të importuar nga tërë Europa! Që edhe sikur, ta zemë për një moment, se dikush në Europë do të çmendet e do të na e kërkojë një gjë të tillë, ne nuk mundet veçse ta refuzojmë me keqardhje të mirësjellshme, as kjo nuk ka se si të dojë diskutim.

Ama një pyetje mbetet: Mirë këta njerëz pa fe e as atdhe, që janë gati t’i hedhin në fytyrë të tilla bomba tymuese e helmuese qytetarëve të këtij vendi, po si ka mundësi që ka akoma njerëz në këtë vend që u besojnë këtyre të dëshpëruarve, të cilët po bëjnë çmos ta shqyejnë Shqipërinë në sytë e të huajve, ndërkohë që e shqyejnë përditë në sytë e shqiptarëve çdo normë, çdo vlerë, çdo parim e çdo shenjë dalluese mes njeriut dhe çakallit?!

Lum Esad Pashë Toptani që pas 100 vjetësh vetmie të hidhur në varr, nuk është më pa pasardhës!

 

/Opinion.al

Etiketa: edi ramalajm i rreme


Ju sugjerojmë

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

25 Maj, 2025 8:38 pm
Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
Kryesore

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

25 Maj, 2025 8:14 pm
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

25 Maj, 2025 7:55 pm
Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë!Mehmetit i erren sytë, sulmon vëllain me shishe
Aktualitet

Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë!Mehmetit i erren sytë, sulmon vëllain me shishe

25 Maj, 2025 7:17 pm
Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë
Aktualitet

Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë

25 Maj, 2025 6:11 pm
Plakja e popullsisë me ritme të shpejta, mungon mjeku specialist për të moshuarit
Aktualitet

Plakja e popullsisë me ritme të shpejta, mungon mjeku specialist për të moshuarit

25 Maj, 2025 4:29 pm
Fëmijët në situatë rruge, 240 raste në vitin 2024
Aktualitet

Fëmijët në situatë rruge, 240 raste në vitin 2024

25 Maj, 2025 3:53 pm
Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit
Kronikë

Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit

25 Maj, 2025 3:23 pm
Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë
Aktualitet

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

25 Maj, 2025 2:09 pm
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

25 Maj, 2025 1:33 pm
Para
Argjentinasit nuk e përballojnë lehtë humbjen, ja si rrahin tifozët kroatë

Argjentinasit nuk e përballojnë lehtë humbjen, ja si rrahin tifozët kroatë

FOTO-VIDEO/ Pak minuta shi duhen për ta kthyer Tiranën në një lumë të turbullt

FOTO-VIDEO/ Pak minuta shi duhen për ta kthyer Tiranën në një lumë të turbullt

Video/ Ky është goli që ju anullua Brazilit

Zhbllokohet rezultati, Brazili shënon golin e avantazhit në minutën e 90
















TE FUNDIT

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
25 Maj, 2025

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy shtetasve të huaj që lundronin me një...

Lexo më shumë

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
25 Maj, 2025

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho do të bëjë të ditur të hënën emrat e lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjet...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
25 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani, ku tre shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa janë plagosur...

Lexo më shumë

Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë

Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë
25 Maj, 2025

Një udhëtim emocional dhe artistik në jetën dhe veprën e një prej figurave më të spikatura të artit shqiptar, skulptorit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com