Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzën e bërë në Parlament nga ish-Kryeministri, Sali Berisha për ndryshimin e emrit.
Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se nga Edvin, Kryeministri e bërë emrin në Edi, pas një krimi të ndodhur në Spanjë.
Në reagimin e tij, Rama shprehet se, kjo është një “gur në lumë” që hedh ish-Kryeministri për ta kthyer në çështje dite.
“Gjithë lajmeve për shejtanbudallallëqet e Saliut u shkon veç një titull: “Hedh një budalla një gur në lumë, 100 të mençur s’e nxjerrin dot””, shkruan Rama.