Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga qafa e Valbonës.
Përmes një postimi në rrjetin e tij sociale, kryeministri Rama shkruan se qafa e pakonkurrueshme e Valbonës është vizituar këtë sezon si asnjëherë më parë.
Ai thekson se Valbonën e kanë vizituar të gjithë ata turistë që përveç diellit mbi detin, zgjedhin dhe freskinë e maleve për një përvojë fantastike.
“Mirëmëngjes! Dhe nga qafa e pakonkurrueshme e Valbonës, e vizituar këtë sezon si asnjëherë më parë nga turistë që përveç diellit mbi detin, zgjedhin edhe freskinë e maleve për një përvojë fantastike #AlbaniaAllSenses, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri Rama.