Kryeministri Edi Rama teksa inspektonte disa punime në qytetin e Vlorës është pyetur edhe për çështjen e ish-kopleksit sportiv “Partizani” për të cilin është akuzuar ish-kryeministri Sali Berisha.
Rama refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetares, e cila i kërkoi mendimin për vendimet e fundit të SPAK.
“Ik tani. Mirupafshim”, iu drejtua Rama ndërsa hipi në automjetin që e shoqëronte dhe u largua.
Kujtojmë se ditën e djeshme ishte ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro e cila u pyet nga gazetarët lidhur me veprimet e fundit të SPAK, për të cilat ajo tha se mazhoranca nuk komenton punën e drejtësisë.