Kryeministri Edi Rama shpërndau sot në rrjetet sociale pamje nga grupet e turistëve që eksplorojnë kodrat e Karaburunit.
I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë.
I konsideruar si një nga destinacionet më të kërkuara të bregdetit shqiptar, gadishulli i Karaburunit është thuajse tërësisht i paprekur, me një peizazh mbresëlënës të rrethuar tërësisht nga uji.
“Turistët e kodrave të mrekullueshme të Karaburunit”,-shkruan Rama krahas videos.