Kryeministri Edi Rama ka publikuar paraditen e sotme pamje nga lumi Buna, të cilën e cilëson parajsë të fshehur.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se vetëm pak kilometra nga Shkodra, vendas e të huaj bashkohen falë Shqipërisë së Rilindur Turistike që po josh vizitorë në çdo anë e cep të saj.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë copë parajse të fshehur në lumin Buna, vetëm pak kilometra nga Shkodra, ku natyra shijohet në një tjetër përmasë për të krijuar emocione krejt të veçanta gjatë këtyre ditëve të gushtit, e ku vendas e turistë të huaj bashkohen falë Shqipërisë së Rilindur Turistike që po josh vizitorë në çdo anë e cep të saj, ju uroj ditë të qetë”, shkruan Rama.