Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i ndërtimit të rrugës së re Shëngjin-Velipojë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shprehet se ky është një nga investimet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shkodër.
Ndër të tjera, Rama ka njoftuar se rruga Shëngjin-Velipojë pritet të përfundojë në verë.
“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i rrugës së re Shëngjin-Velipojë, një nga investimet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shkodër që pritet të përfundojë këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.