Një ditë pas mbledhjes së zhvilluar në Sheshin Skendërbej me punonjësit e bashkisë, kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një video ku shfaqet Tirana para dhe pas transformimeve të bëra, kur kryeqytetin e drejtonte kryeministri dhe më pas Erion Veliaj.
Kreu i qeverisë shkruan se këto pamje do të kishte dëshirë që t’i shikonin si një video kujtesë ‘të luftës të pashoqe për Tiranën Europiane’, sidomos brezi i viteve ’90-2000.
“MIRËMËNGJES dhe me dëshirën që sidomos kush ka lindur në vitet ‘90 apo ka qenë fëmijë në fillimvitet 2000, ta shohë këtë videokujtesë të luftës së pashoqe për Tiranën Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.