Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: PS sjell zhvillim, partitë e tjera vetëm rrëmujë

2024/03/11 at 7:48 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: PS sjell zhvillim, partitë e tjera vetëm rrëmujë

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin e radhës në kuadër të turit të organizuar për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste në qarkun e Dibrës. Rama tha se pavarësisht të metave që mund të ketë, PS, është forca politike që sjell zhvillim të vendit krahasuar me forcat e tjera politike.

Ai ironizoi PD-në dhe Rithemelimin, duke thënë se partitë e tjera vetëm sa e kanë degraduar vendin dhe për këtë mori si shembull gjendjen e stadiumit ‘Loro Boriçi’ në Shkodër ku ditë më parë inspektoi punimet e disa prej projekteve që po zbatohen.

“Pa diskutim që kemi të metat tona dhe jemi larg së qeni të pagabueshëm por mund të thuhet se jemi një forcë që sjell progres, diku më shumë, diku më pak ndërkohë që forcat e tjera sjellin rrëmujë, konfuzion dhe një status-quo që e degradon realitetin ku qeverisin në mënyrë të vazhdueshme. Në Shkodër më ka lënë mbresë shumë të keqe, po e sjell këtu si shembull të faktit që kjo ndodh kudo kur ata të tjerët marrin mandatin për të bërë diçka. Një stadium i ri i ndërtuar për ndeshje ndërkombëtare, i cili më besoni ishte katandisur në një objekt sikur aty kishte rënë bomba edhe prej vitesh nuk kishte shkelur njeri. Asnjë përkujdesje asnjë mirëmbajtje vetëm degradim. Si stadiumi është e gjithë Shkodra e cila ka filluar të marrë veten hap pas hapi”- tha Rama.

Ai ironizoi edhe Rithemelimin për kaosin e shkaktuar në Kuvend prej muajsh, duke u shprehur se pavarësisht se janë votuar nga qytetarët, asnjë prej përfaqësuesve të Rithemelimit nuk mendon për ta kur bllokon punimet e Kuvendit por vetëm për interesat personale.

“Nuk shqetësohen për asnjë hall tuajin ata që marrin peng parlamentin, Kanë shkuar në parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng për interesat e tyre. Por nuk dëmtohen ata, nuk i jgen asgjë. Në fund kanë shumë më tepër sesa ç’kanë shumica dërrmuese e atyre që i kanë votuar”- tha Rama.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Rama nga Peshkopia: Shifrat e anëtarësimeve të reja janë mbresëlënëse

Rama nga Peshkopia: Shifrat e anëtarësimeve të reja janë mbresëlënëse

Ndërroi jetë në burg, ekspertja e OKB-së: Rusia është përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt

Ndërroi jetë në burg, ekspertja e OKB-së: Rusia është përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt

Shkolla ‘Petro Sota’ në Fier reagon për vrasjen e nxënësit 19-vjeçar: Lotët të pashtershëm për ty!

Shkolla ‘Petro Sota’ në Fier reagon për vrasjen e nxënësit 19-vjeçar: Lotët të pashtershëm për ty!

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com