Projektin e tij për krijimin e një burse unike rajonale për energjinë, kryeministri ia ka prezantuar dhe pjesëmarrësve në takimin ndërkombëtar në nivel ekspertësh për tranzitimin e sigurtë dhe të qëndrueshëm të energjisë.
“Synimi ynë është që kjo nismë të shtrihet shumë më gjerë në të gjithë rajonin, për të krijuar një bursë unike rajonale që do të lejojë të gjitha vendet të përfitojnë energji me çmimet më të favorshme në treg. Në këtë kuadër është garantuar financimi për linjën e tensionit të lartë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, një autostradë energjetike që do të lidhë përmes vendeve tona, Turqinë me Italinë dhe Europën Qendrore.
Është shumë e rëndësishme të theksohet se BE-ja e konsideron bashkëpunimin rajonal dhe integrimin e tregut energjetik në Mesdhe, si shtylla shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik në këtë zonë, në dekadat e ardhshme.”
Të pranishmit, kryeministri i ka njohur me të gjitha reformat e ndërmarra në sektorin energjitik që sipas tij, penguan që vendi të kalonte në kolaps.