Kryeministri Rama ka publikuar projektin për rehabilitimin e lumit të Lanës, nga Pallati me Shigjeta deri tek Ura Teknologjike.
Duke e cilësuar një kapitull të ri për transformimin e qytetit, Rama garanton të gjithë banorët që preken nga ky projekt i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit se do të përfitojnë banesa falas, disa herë më të mirë se ajo që kanë, e që do të ndërtohen për këtë qëllim nga Bashkia e Tiranës.
Kryeministri thotë se të gjithë këta qytetarë që do të përfitojnë banesa falas do të trajtohen me bonus qiraje.