Kryeministri Edi Rama ka pritur me përqafime të përzemërta liderin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili i është bashkuar Samitit të Berlinit në Tiranë.
Më pas Abazoviç u ndal para mediave ndërsa uroj kryeministrin Rama për punimet e Samitit dhe tregoi se e sheh vendin e këtij samiti si një shenjë të mirë për të ardhmen evropiane të rajonit.
“Kryeministri Rama ka sjellë gjithë Europë në Tiranë ashtu si gjithë Ballkanin Perëndimor ashtu si është një shenjë shumë e mirë shpresoj që e ardhmja e të gjithëve është në Bashkimi Evropian”, tha Abazoviç.