Kryeministri Edi Rama ndodhet në Stamboll. Mbrëmë njoftoi se ishte në darkë me Presidentin Erdogan, ndërsa so shkruan se gjendet në zyrat e “Turkish Airlines” për diskutuar mbi fazën e fundit të projektit të linjës ajrore shqiptare, “Air Albania”.
“Në zyrën e Shefit Ekzekutiv të ‘Turkish Airlines’, Ilker Ayci, për të diskutuar mbi fazën e fundit të projektit të linjës sonë ajrore ‘Air Albania’,e cila po programohet me asistencën teknike të kolosit ajror turk dhe do të asistohet në të gjitha nivelet operacionale prej tij”,tha Rama duke shtuar se kompania Shqiptare do të nisë së shpejti operacionet.
***