Kryeministri Edi Rama e ka nisur mengjesin e sotëm duke publikuar në rrjetet sociale pamje nga Lungomarja e Re e Durrësit.
“Mirëmëngjes, dhe nga kantieri i punës për Lungomaren e Re të Durrësit, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.
Kujtojmë se të martën, kreu i qeverisë bashkë me kryetaren e bashkisë Durrës inspektuan nga afër punimet, faza e parë e të cilave pritet të përfundojë në Qershor të këtij viti.