Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është shfaqur në Shkodër, krah krybashkiakut Benet Beci.
Së bashku me Becin, kreu i qeverisë bëri një ecje në pedonale deri tek kinema “Millenium”, e cila është në rikonstruksion e sipër, ndërsa e vizitoi nga afër.
Kryeministri po merr pjesë edhe ne kremtimet e karnavaleve përpara bashkisë, teksa ndodhet nën praninë e bashkëshortes dhe djalit të tij.