Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me përgjimet e publikuar nga gazeta gjermane “Bild”.
Gjatë një interviste televizive, Rama tha se nga përgjimet nuk vërtetohet se ka shitje-blerje votë në Durrës dhe Shijak.
Kryemistri u shpreh se grupi kriminal i Avdylajve nuk ka marrë asnjë favor nga Bashkia e Durrësit.
Rama: Shitje dhe blerje votash nga ati që kanë dalë në përgjime nuk ka. Nuk ka asnjë fakt që grupi kriminal i “Avdylajve” të ketë marrë një favor nga Bashkia e Durrësit.
Sokol Balla: Mund të thuash të njëjtën gjë dhe për Shijakun.
Rama: Nuk kam… nuk e di…/ Opinion.al E.Xh.