Në një takim për 25-vjetorin e pranisë së BERZH në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama theksoi se ai vetë, ka një variant të tijin për historinë e reformës në drejtësi, duke përjashtuar kështu nga kontributet aleatin e tij, Ilir Meta.
“Jam mjaft krenar që ia dolëm me reformën në drejtësi. Erdhi si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me aleatët dhe miqtë tanë. Ka mjaft njerëz që kanë variantin e tyre të historisë, unë kam variantin tim”.
“Në variantin tim ishte një kryevepër një kombinimi mjaft fatlum, për interesat e shqiptarëve që shkonin përtej çdo linje partiake, vullnetit të aleatëve tanë që shkuan përtej çdo pritshmërie, duke investuar përpjekjen dhe imazhin e tyre”, u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij”.