Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër rritjes së çmimeve. Kreu i qeverisë ka vijuar akuzat ndaj protestuesve duke thënë se po dëmtojnë vendin.
Në takimin me përfaqësues të biznesit të vogël, Rama tha se protestat e zhvilluara në Tiranës as vet Rusia nuk do i kishte bërë më mirë.
“Më mirë dhe më bukur nuk i organizonte dot Kremlini këto protesta, të bësh punën e dikujt tjetër, në këtë rats të armikut të demokracisë, për të luftuar qeverinë tënde në Shqipërinë tonë të vogël”, tha Rama./ Opinion.al