Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama për LSI e PD: Mos u përpiqni të shisni pazaret politike, si konsensus

2016/01/15 at 9:43 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Rama: Në Shqipëri korrupsioni përcakton vendimet e drejtësisë 

TIRANE- Sot kur pritet të mblidhet komisioni për reformën në drejtësi, Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur qartë. Ai u drejtohet forcave të tjera politike se nuk duhet të shtiren se po kërkojnë konsensus kur në fakt po bëjnë pazare politike.


“Reforma në Drejtësi është për të zgjidhur me kurajo e vullnet të mirë një hall kombëtar, jo për t’ia hedhur popullit me një pazar politik të shitur për konsensus”, shkruan Rama në Facebook, paraditen e sotme (e premte).

Më tej, ai shkruan se “procesi i ndjekur për hartimin e draftit ka qenë shembullor për sa i përket organizimit, profesionalizmit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Rama shkruan gjithashtu se është e nevojshme për konsensus si mirëkuptim i ri politik, bazuar mbi raportin final të Komisionit të Venecias dhe kurrësesi si pazar i vjetër bazuar në interesa që dihen botërisht.

Ai gjithashtu shkruan se referendumi popullor është mundësi shumë e mirë, për ta përfshirë çdo shqiptar në gjykimin fundor të çdo mosdakordësie që mund të mos e zgjidhin dot mes veti shumica dhe pakica parlamentare.

rama

 

  • Intervista e plote e Rames dhene dje per Top Channel

Zoti kryeministër, ekspertët e nivelit të lartë e kanë përfunduar punën dhe topi ndodhet në fushën e politikës për t’i parë sugjerimet. Pse komisioni parlamentar për reformën në drejtësi nuk po e shqyrton draftin?

Edi Rama: Procedura kërkon që komisioni i reformës të mblidhet dhe ai do të mblidhet nesër dhe draftin me reflektimet mbi opinionin e Komisionit të Venecias t’ia dërgojmë Venecias për raportin final. Dhe pasi të merret raporti final, komisioni parlamentar do të ulet për të diskutuar e miratuar mbi bazën e raportit final nen për nen ndryshimet kushtetuese.

 Zoti kryeministër, mbrëmjen e djeshme dhe paraditen e sotme keni zhvilluar takime me aleatin tuaj, Ilir Meta. Cilat janë çështjet që ju ndajnë apo ju bashkojnë për reformën në drejtësi?

Edi Rama: Kjo është një reformë historike, themelore në procesin e shtetndërtimit dhe jetike në përpjekjen për të transformuar sistemin e drejtësisë. Dhe si e tillë do të ishte anormale të mos kishte diskutim, debat dhe kundërshtime. Por, unë dua të theksoj se ne jemi në koherencë të plotë qoftë me procesin, qoftë me nevojën për të respektuar kalendarin e dakordësuar me Komisionin e Venecias, qoftë me detyrimin për t’i dhënë mundësinë Parlamentit që të miratojë një reformë që duhet dhe jam i bindur se do çelë një epokë të re në sistemin e drejtësisë. Thënë këto, dua të theksoj që dakordësia është e plotë, procesi do vijojë siç është parashikuar dhe padyshim është pjesë e procesit që palët të shfrytëzojnë këtë mundësi që veç draftit të punuar nga grupi i ekspertëve të kërkojnë nga Venecia shpjegime plotësuese lidhur me mënyrën e interpretimit të rekomandimeve të opinionit, mbi të cilin janë bërë dhe reflektimet e draftit.

Thoni që keni dakordësi me Metën, por dje Meta tha se për reformën duhet të jetë patjetër e përfshirë PD. A ndani të njëjtin qëndrim?

Edi Rama: Ndaj absolutisht të njëjtin qëndrim, por i qëndroj bindjes se konsensusin me opozitën nuk mund ta kërkojmë në havanë e sherrit politik, por mbi bazën e raportit final të Komisionit të Venecias. Konsensusin e garanton këndvështrimi i Venecias, duke u bazuar në faktin se të gjitha palët e konsiderojnë atë pikë referimi të besueshme e të palëkundur. Dhe përsa kohë kemi këtë konsideratë, është Venecia që do të na ndihmojë në raportin final për të çelur një rrugë të sheshimit të mosmarrëveshjeve, që janë rezultat i një leximi të ndryshëm. Dhe praktikisht kemi rastin konkret të një leximi të ndryshëm për shumicën e cilësuar, por dhe aspekte të tjera më teknike. Atëherë, raporti final vlen si bazë për të çelur rrugën e një dialogu, pasi drafti përfundimtar do diskutohet në komisionin parlamentar dhe do të jetë ai që do t’ia përcjellë Kuvendit.

Ju e përshkruani si një sherr politik, por a jeni i gatshëm që këtë sherr ta zgjidhni siç ka propozuar presidenti i Republikës, që ju personalisht, lideri i opozitës dhe Ilir Meta të uleni në një tryezë të përbashkët?

Edi Rama: Nuk ka asnjë nevojë e asnjë shans që ne të ulemi në një tryezë të përbashkët dhe të gjejmë zgjidhje pa Komisionin e Venecias. Për këtë arsye duhet të shterrojmë mundësinë e Venecias dhe të përmbushim marrëdhëniet me Venecian në bazë të kalendarit të dakordësuar dhe mbi atë bazë mund të ketë diskutime nëse ka ende mosdakordësi.

Megjithatë, zoti kryeministër, ekspertët e opozitës thanë dje se drafti i Ministrisë së Drejtësisë ka “brum”. A jeni gati ta diskutoni këtë draft?

Edi Rama: Nuk ka një draft të Ministrisë së Drejtësisë. Ministria është pjesë e strukturës së qeverisë, e cila që në fillim ka mbajtur distancë ndaj këtij procesi, duke filluar nga unë në radhë të parë. Qeveria ka mbajtur distancë, procesi i është lënë Kuvendit dhe Kuvendi ia ka besuar komisionit parlamentar. Ministria e Drejtësisë është një nga palët dhe si shumë palë të tjera ka propozuar ekspertë për ta përfaqësuar, të cilët nuk janë as punonjës të saj, as të qeverisë dhe as përfaqësues të qëndrimit politik të qeverisë. Dhe nëse këta ekspertë kanë sugjeruar se këtu ka një brum, ky brum është pjesë e gjithë brumit të prodhuar në 1 vit e kusur, që duhet të vendoset në tavolinën e Komisionit të Venecias për konsideratën e KV. Ndërkohë, secila nga palët politike ka jo vetëm të drejtën, por dhe detyrimin nëse e sheh të arsyeshme, që në aneksin e materialit të vendosë pyetjet apo sugjerimet e mundshme për t’u marrë në konsideratë nga KV. Dua të theksoj se nga opinionet e palëve, në rastin konkret të PD dhe LSI, qoftë Komisioni i Venecias, qoftë grupi i ekspertëve ka marrë brum për t’ia bashkangjitur brumit të madh të krijuar në këtë 1 vit e gjysmë. Pra, janë reflketime të arsyeshme dhe jo vetëm të pranueshme, por të mirëpritura.

Zoti kryeministër, dje keni patur një takim me ambasadorët Lu dhe Vlahutin, çfarë ju është kërkuar?

Edi Rama: Nuk më është kërkuar asgjë dhe nuk kam kërkuar asgjë. Kemi biseduar për ecurinë e procesit dhe siç kam qenë në ditën e parë, edhe sot e nesër do të jem në koherencë të plotë me këndvështrimin e dakordësuar me partnerët strategjikë të Shqipërisë, ShBA dhe BE, që përfaqësohen nga ambasadorët Lu dhe Vlahutin.

Zoti kryeministër, a është referendumi zgjidhja në kushtet e mosgjetjes së një dakordësie politike për reformën në drejtësi?

Edi Rama: Për referendumin duhet dakordësia e dy të tretave të Parlamentit. Unë jam absolutisht pozitiv dhe i gatshëm të shkojmë në referendum nëse palët gjykojnë se populli duhet pyetur në këtë proces dhe në rast se dakordësia e plotë mes palëve që përfaqësojnë popullin në Parlament nuk është e mundur, ajo do të ishte rruga më e mirë e transparente për të gjitha palët, në mënyrë që secili të ndihet i qetë kur të ngrejë dorën për t’i dhënë votën dhe për t’i vënë vulën ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Pra, nga këto që thatë reforma në drejtësi nuk ndodhet në një ngërç, apo jo?

Edi Rama: Absolut jo. Nëse i referohemi procesit, mediave apo kunjave dhe propagandës nga burime nga më të ndryshmet, politike e mediatike, reforma në drejtësi duhet të kishte vdekur. Por mbetem i mendimit që vazhdojmë të kemi një problem të madh në këtë vend, ku në të shumtën e herëve media i sajon vetë, i komenton vetë, i merr vetë për të vërteta dhe pastaj kërkon llogari nga ne.

Zoti kryeministër, pse nuk u zhvillua darka e deputetëve të mazhorancës, pasi ka shumë ide konspirative për të. Pse u anulua?

Edi Rama: Darka ishte caktuar të zhvillohej para Vitit të Ri. Për mospërputhje axhendash nuk u bë e mundur. U la në parim që do të bëhëj pas Vitit të Ri. Pas Vitit të Ri patëm probleme me zonat e përmbytura dhe e pamë të arsyeshme që në këtë moment të mos sfidonim opinionin publik me një perceptim, që do të ishte i gabuar, se këta hanë e pinë ndërsa ne kemi probleme të tjera.

 Zoti kryeministër, faleminderit për kohën tuaj.

Edi Rama: Faleminderit juve.



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet parlamentare/ 91 votues nga 929 në një QV, çfarë po ndodh në Nartë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ 91 votues nga 929 në një QV, çfarë po ndodh në Nartë

11 Maj, 2025 6:13 pm
“Vlora të votojë deri në orën 22:00”, rrëzohet kërkesa e socialistëve
Aktualitet

“Vlora të votojë deri në orën 22:00”, rrëzohet kërkesa e socialistëve

11 Maj, 2025 6:11 pm
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Fotografuan fletën e votimit, policia arreston dy persona të tjerë

11 Maj, 2025 5:43 pm
Legalizimi i kanabisit, PD: Taksa që Rama u paguan bandave për zgjedhjet e vjedhura
Aktualitet

Tensionet në qendrën e votimit në Vorë, nis procedimi penal për Flamur Nokën

11 Maj, 2025 5:38 pm
Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Kishim informacione për përfshirjen e bandave
Kryesore

Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Kishim informacione për përfshirjen e bandave

11 Maj, 2025 5:29 pm
Topalli thirrje qytetarëve: Mos nënvlerësoni zërin tuaj!
Kryesore

Topalli thirrje qytetarëve: Mos nënvlerësoni zërin tuaj!

11 Maj, 2025 5:15 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident në Lezhë, përplaset një këmbësore në vijat e bardha

11 Maj, 2025 5:02 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Kryesore

Dibër/Korrupsion aktiv në zgjedhje, Policia çon në SPAK administratorin e Xibrës

11 Maj, 2025 4:50 pm
Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, mblidhet Komisioni Rregullator
Aktualitet

Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, mblidhet Komisioni Rregullator

11 Maj, 2025 4:30 pm
Kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, gjykata refuzon kërkesën e Florenc Çapjas
Aktualitet

Kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, gjykata refuzon kërkesën e Florenc Çapjas

11 Maj, 2025 4:29 pm
Para
Foto/ Soni Malaj grimohet nga një grimiere e veçantë, ja cila është ajo

Foto/ Soni Malaj grimohet nga një grimiere e veçantë, ja cila është ajo

Horoskopi 13 janar

Horoskopi 15 janar, Paolo Fox

Gates shpik tualetin që s’ka nevojë për ujë

Gates shpik tualetin që s'ka nevojë për ujë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zgjedhjet parlamentare/ 91 votues nga 929 në një QV, çfarë po ndodh në Nartë

Zgjedhjet parlamentare/ 91 votues nga 929 në një QV, çfarë po ndodh në Nartë
11 Maj, 2025

Në të gjithë Shqipërinë vijon votimi. Në fshatin Nartë në Vlorë, duket se ka rënë qetësia. Gazetarja Greta Haskaj raportoi...

Lexo më shumë

“Vlora të votojë deri në orën 22:00”, rrëzohet kërkesa e socialistëve

“Vlora të votojë deri në orën 22:00”, rrëzohet kërkesa e socialistëve
11 Maj, 2025

Ka dështuar mbledhja e komisionit rregullator në KQZ, ku do të shqyrtohej propozimi për zgjatjen e afatit të votimit në...

Lexo më shumë

Fotografuan fletën e votimit, policia arreston dy persona të tjerë

Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
11 Maj, 2025

Policia ka arrestuar dy persona të tjerë, pasi akuzohen për fotografimin e votës. Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije...

Lexo më shumë

Tensionet në qendrën e votimit në Vorë, nis procedimi penal për Flamur Nokën

Legalizimi i kanabisit, PD: Taksa që Rama u paguan bandave për zgjedhjet e vjedhura
11 Maj, 2025

Pas debateve të regjistruara me disa qytetarë dhe vëzhgues në qendrën e votimit të Vorës, policia ka nisur procedimi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com