Gjatë fjalës së tij në Vlorë ku po mbronte reformimin që i bën Shqipërisë, kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje kritikave që iu bënë dje nga Ben Blushi në Top Story. Pa e përmendur me emër sepse ai “nuk komenton komentatorët” Rama tha se ka kritikë që e kanë të lehtë ta bëjnë këtë sepse qëndrojnë në pozicionin komod të sehirxhiut.
Por ne kemi marrë përsipër misionin e vështirë të reformimit të këtij vendi, që është një mision shumë më i vështire, tha ai.