Gjatë konferencës së ditës së sotme kryeministri Edi Rama ka refuzuar që të flasë për procesin gjyqësor të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se nuk ka asnjë koment për non-gratën dhe se nuk sheh ëndërr se si dënohen njerëzit.
“Për non-gratën nuk kam asnjë koment. Nuk merrem me dikë që është shpallur non-grata nga SHBA. E kam thënë që në krye të herës. Ëndrrat e mia janë më të mëdha se të lidhur me persona të caktuar. Nuk shoh ëndërr se si dënohen njerëz”, tha ai.