Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot për hapjen një ditë më parë të tunelit të Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën.
Duke ndarë në rrjetet sociale pamje të ceremonisë, Rama shkruan se dorëzimit të tunelit “kokëshkëmb” të Murrizit është dëshmi e faktit kokëfortë se s’ka kala që ne nuk e marrim.
Kryeministri uroi veçanërisht dibranët për atë që e quajti “bashkim me Tiranën”.
Hapja e Tunelit të Murrizit shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit mes Tiranës dhe Dibrës.
“dhe me pamjet e shumëpritura të dorëzimit të Tunelit kokëshkëmb të Murrizit, dëshmi e faktit kokëfortë se s’ka kala që ne nuk e marrim, ju uroj veçanërisht dibranëve ta gëzojnë bashkimin me Tironën, dhe të gjithëve bashkë një fundjavë të qetë”,-shkruan Rama.