TIRANË- Dy vite pas ndalimit të çdo lloj ndërtimi në vend dhe madje arrestimit të fshataravë që rregullonin çatitë e shtëpive, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është hapur plotësisht rruga për leje ndërtimi.
Tani ndërtuesit por jo vetëm edhe qytetarët mund të aplikojnë për ndërtime, shtesa apo riparime pranë bashkive ku banojnë apo zhvillojnë aktivitet.
Kryeministri ishte sot në një fabrikë që prodhon materiale për ndërtim ku tha se “tani që ne mund të themi se e kemi vënë në kontroll territorin dhe ndërtimtaria pa leje është kufizuar jashtëzakonisht shumë. Edhe me riorganizimin administrativ është hapur plotësisht rruga për lejet e ndërtimit, është hapur plotësisht rruga për investimet prodhuese në radhë të parë.”