Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi vizitën e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në Shqipëri gjatë Samitit të NATO-së që do të zhvillohet në vendin tonë përgjatë vitit 2027.
Kryedemokati u shpreh se Samitin e NATO-së do të organizojë vetë ai, dhe jo kryeministri Rama.
“Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s
Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo”,-tha Berisha.