Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur sot konsultimin me rektorët e universiteteve dhe është dakortësuar krijimi i Komitetit të Përbashkët për politikat e arsimit të lartë.
Përmes një postimi në Facebook kreu i qeverisë shprehet se në mandatin e tretë do të punohet drejt hapjes së dyerve të universiteteve shqiptare për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët shqiptarë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane në Shqipëri.
“Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.
Do të punojmë ngushtësisht së bashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri”, shkruan Rama./Opinion.al