Kryeministri Edi Rama, ka bërë publike pamjet nga rezidenca e re në Vaqarr, duke treguar ndryshimin që ka ndodhur pas 26 nëntorit të 2019-ës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama ka treguar banesat ku do të strehohen familjet që iu dëmtuan banesat gjatë tërmetit të 26 nëntorit.
Ndër të tjera ai shkruan se ky transferim është shëmbëlltyrë e solidaritetit shqiptar.
“MIRËMËNGJES
dhe me pamjet e transformimit të rezidencës së re që hapi dyert në Vaqarr, shëmbëlltyrë e solidaritetit shqiptar e të bashkëpunimit me Fundjavën Ndryshe, ju uroj një të diel të paqtë”-shkruan Rama./Opinion.al