Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamjet nga hapja e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se do të rijetëzohen godinat e vjetra ushtarake dhe kalaja e Ali Pashës.
Gjithashtu shprehet se do të krijohet një muze i Luftës së Ftohtë.
Postimi i Edi Ramës:
“Mirëmëngjes dhe me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panoramës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthurret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook.