Kryeministri Edi Rama është dëgjuar shpesh të thojë kohët e fundit se “Në Shqipëri punë ka, por shqiptarët janë dembela që kërkojnë punë në shtet, e me rrogë të mirë”.
Në fakt tema e punësimit ngjalli edhe dje debat në studion e ‘Opinion’, ku sipas Ministrit Klosi, koha e punësimeve me ndikime partiake ka marrë fund.
Por ky i ri nga Korça nxorri sot zbuluar qeverinë shqiptare, veçanërisht Kryeministrin, i cili pak para se djali të fliste, po thoshte se “Ne nuk jemi si në kohën e PD, kur partia të bënte mësues”.
Mësuesin e ri e tradhëtuan emocionet dhe tregoi krejt të kundërtën e asaj që tha Rama:
“Jam Mateo Zguro, jam mësues prej një viti falë Partisë Socialiste”, tha i riu.
Mësuesi shkaktoi ovacione në sallë dhe më pas shtoi:
“E mo çfarë thashë?! Partia Socialiste thashë!”
Pas këtij momenti të sikletshëm ndërhyri edhe vetë Rama:
“Dëgjojeni deri në fund se nuk është ashtu si kujtoni”.
https://www.youtube.com/watch?v=Rf-b-zwpOx0&feature=youtu.be